75 Mall Live Search
16:55 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Juventus vazhdon, sigurt, e vetme dhe pa humbje në krye të Serie A

Juventus ka mposhtur Bolognan me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 25-të të Serie A.

Golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Paolo Dybala në minutën e 67-të të ndeshjes.

Argjentinasi u inkuadra vetëm tetë minuta para se të realizonte, shkruan Indeksonline.

Juventus vazhdon të mbetet skuadra e vetme në Evropë që nuk është mposhtur në ligë.

Me këtë fitore, Juve “blindon” vendin e parë me 69 pikë, 16 më pakë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/