17:05 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Juventus zbulon numrat e fanellave, 9 gati për Icardi ?

Në njoftimin e skuadrës për Summer Tour 2019, Juventusi njoftoi edhe për numrat e fanellave për lojtarët.

Buffon do të marrë 77, De Ligt 4 dhe Rabiot 25. Demiral do të marrë 28 dhe Aaron Ramsey do marrë numrin 8, veshur më parë nga Claudio Marchisio, raporton CalcioMerkato, transmeton Indeksonline.

Gonzalo Higuain nuk mori numrin 9 që ai mbante në sezonin e tij të fundit në Juventus por zgjodhi numrin 21. A mund të jetë kjo një mundësi që Bianconerët po presin që Mauro Icardi të marrë numrin 9?

Nuk është sekret, në fakt, se Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit, është duke negociuar blerjen e yllit argjentinas nga Inter. Numri 9 mund të rezervohet potencialisht për ish-kapitenin e Interit ose mund të jetë një surpirzë për talentin e ekipit, Moise Kean./Indeksonline/