14:37 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / A. A

Juventus zyrtarizon opcionin për ta blerë McKennien nga Schalke

Vitin e kaluar, Juventus transferoi në formë huazimi mesfushorin Ëeston McKennie nga Schalke.

‘Zonja e Vjetër’ ka njoftuar sot se e kanë mundësinë për ta transferuar amerikanin në afatin kalimtar të verës.

Kjo nuk do të thotë se transferimi do të ndodh, sepse varët nga dëshira e Juventusit, por opcionin për ta bërë këtë, italianët e kanë të sigurtë.

18.5 milionë euro është vlera e mesfushorit amerikan.

McKennie sivjet ka zhvilluar 21 ndeshje në Serie A, duke shënuar 4 gola me Juventusin.

/Indeksonline/