Juventus zyrtarizon transferin e ri
Merih Demiral është transferi i ri që e ka bërë Juventus, kontrata e ti do të jetë deri më 30 Qershor 2024.
Ai luan si mbrojtës dhe është 21 vjeqar, shkruan indeksonline.
Pas përvojave në Turqi dhe Portugali, Demiral u bashkua me Sassuolo në 2019. Në Itali, ai luajti në 14 ndeshje, duke luajtur në fushë për 1260 minuta. Ai gjithashtu shënoi dy gola, fitoi 66.7% të ndeshjeve të tij dhe pati një saktësi prej 87%.
Në fakt, Demiral është mbrojtësi më i ri që ka shënuar të paktën dy gola në sezonin e Serie A 2018/19 pas Cristian Romero, ndërsa ai është gjithashtu mbrojtësi më i ri që ka shënuar dy herë në pesë ligat e mëdha evropiane në fushatën 2018/19 pas Ozan Kabak të Shtutgartit.//Indeksonline//.
