75 Mall Live Search
16:09 / E Premte, 02 Janar 2026 / L A

Juventusi bëhet me drejtor të ri sportiv

Gjiganti italian, Juventus ka emëruar një drejtor sportiv të ri.

Bëhet fjalë për italianin, Marco Ottolini i cili rikthehet te “Zonja e Vjetër” pas 4 vitesh.

Ai zëvëndësoi Cristiano Giuntolin në këtë pozitë.

Deri më tani 45-vjeçari, kishte qenë pjesë e Genoas në këtë pozitë ku kishte bërë blerje të mëdha si ajo e Reteguit, Dragusin, Koni De Winter, Albert Gudmundsson dhe Josep Martinez, ku dhe i shiti për shifra marramendëse.

“Pas një udhëtimi profesional që e pa të luante një rol udhëheqës te Genoa, një sfidë e re tani fillon për Marco Ottolini në Torino. Kthimi i tij te Juventus, këtë herë në rolin e Drejtorit Sportiv, përfaqëson një hap të natyrshëm përpara në një karrierë të ndërtuar mbi ekspertizë, vizion dhe njohuri të thella të futbollit italian dhe ndërkombëtar. Mirë se erdhe përsëri, Drejtor, dhe fat të mbarë!”, shkruhej në njoftimin e klubit bardh e zi./IndeksOnline/