Juventusi bën gati skautët, fut në “radar” mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë të premten luan ndeshjen e parë miqësore gjatë këtij muaji, ku në Parma të Italisë do ta ketë kundërshtar Kilin.
Kjo ndeshje edhe pse miqësore është mjaftë e mirë për lojtarët që dëshirojnë në ndërrojnë skuadër, pasi në stadium pritet të ketë skautë nga gjithë klubet europiane, shkruan Indeksonline
Madje edhe Juventusi e ka ndërmend të dërgojë mbikëqyrës në këtë takim dhe krejt kjo për mbrojtësin, Mario Mitaj.
Mitaj luan te Lokomotiva e Moskës, por me Shqipërinë ka zhvilluar ndeshje tejet fantastike dhe ishte lojtari kyç që “Kuqezinjtë” u kualifikuan në Euro 2024.
Mbrojtësi 20-vjeçar ka kontratë me klubin rus deri në vitin 2027, por një aventurë në ligat më të forta europiane do të ishte e mirëseardhur për të.
Vlera e mbrojtësit “kuqezi” sipas Transfermarkt shkon deri në 1.5 milionë euro dhe është çmim shumë i përballueshëm për Juventusin./Indeksonline/