75 Mall Live Search
22:48 / E Hënë, 12 Janar 2026 / L A

Juventusi “bombardon” Cremonesen, e mposht thellë në shtëpi

Juventusi ka arritur një fitore mbresëlënëse në Serie A.

Ata fituan me rezultat të thellë 5-0 ndaj Cremoneses, duke treguar dhe njëherë dominancën e tyre.

Në ndeshje u aktivizua edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova i cili luajti plot 28 minuta.

Golat për Juven, i realizoi Bremer, David, Yildiz, Terracciano (autogol) dhe McKennie.

Juventusi, momentalisht ngjitet në vendin e 4-të dhe kanë gjithsej 39 pikë.