75 Mall Live Search
10:54 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Juventusi dhe Arsenali interesohen për mbrojtësin e Leicesterit

Juventusi është i interesuar për mbrojtësin e Leicester City, Timothy Castagne.

Reprezentuesi belg ka deklaruar se pret të largohet nga Leicester këtë verë pas rënies së tyre nga kategoria.

Arsenali po ashtu është i interesuar në shërbimet e Casrangne.

Megjithatë, Daily Mail thotë se Juve po synon mbrojtësin dhe është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro.

Castagne u largua nga Atalanta dy vjet më parë për t’u bashkuar dhelprave. /IndeksOnline/