75 Mall Live Search
15:03 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / C E

Juventusi e kishte shumë afër, Suarezit i ka ardhur një ofertë më e mirë

Ndërlikohet pista Luis Suarez për Juventusin.

Tani ekzistojnë mundësitë që sulmuesi uruguian të qëndrojë te Barcelona, por edhe së fundmi është futur në garë për të marrë shërbimet e 33-vjeçarit edhe Atletico e Madridit.

Simeone e pëlqen së tepërmi “El Pistoleron” dhe i ka bërë një ofertë më të majme se Juventusi përsa i përket pagës.

Gjithsesi fjalën e fundit për të ardhmen e Luis Suarez do ta thotë Barcelona pasi uruguiani ka edhe një vit kontratë me klubin blaugrana.

Pasi Messi vendosi të qëndroj, ka shumë mundësi që Suarez të përfundoj edhe një vit në Barcelonë. /IndeksOnline/