22:51 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / Gj. Sh

Juventusi e nis me fitore sezonin e ri

Juventusi e ka nisur me fitore sezonin 2022/2023 të Serie A.

Bardhëzinjët mposhtë Sasuolon me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Angel Di Maria, i cili ka debutuar me supergol te “Zonja e vjetër”.

Pas një harkimi nga Alex Sandro, argjentinasi arriti të shënoj me një volej mjaft të bukur, goditjen e të cilit nuk mundi ta ndal portieri kundërshtar.

Dusan Vlahovic dyfishoi epërsinë e Juventusit në minutën e 43-të, pasi ishte i sakt nga penalltia.

Vlahovic shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Juventusin në minutën e 51-të, pas asistimit nga Di Maria.

Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe rezultati përfundimtar ishte 3-0 për Juventusin.

Kjo ishte ndeshja e fundit e javës së parë në Serie A./IndeksOnline/