19:12 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / OSH

Juventusi e përzër përgjithmonë një tifoz, e ofendoi në bazë racore portierin e Milanit

Klubi i Juventusit ka dal me një komunikat në lidhje me një tifoz që e kishte ofenduar në bazë racore portierin e Milanit, Mike Maignan.

Si pasojë e këtij veprimi, tifozi është përzën përgjithmonë për të hyrë në stadiumin e Juventusit për të parë ndeshjet, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, tifozi është larguar dhe nga “fan klubi” lokal ku bën pjesë ai.

Tifozi kishte ofenduar Maignanan gjatë ndeshjes që patën në vikendin e kaluar./Indeksonline/