10:27 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / C E

Juventusi edhe më afër transferimit të Filip Kosticit

Juventusi raportohet se është afër kompletimit të transferimit të Filip Kosticit nga Eintracht Frankfurti.

Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, bisedimet mes klubeve janë duke vazhduar, me synimin që të mbyllin marrëveshjen.

Mesfushori serb ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare me Juventusin, me pagë prej 2.7 milionë eurosh në sezon, plus bonuset.

Tashmë pritet edhe një marrëveshje finale mes klubeve lidhur me çmimin për t’u kompletuar kjo lëvizje.

29-vjeçari me Eintracht Frankfurtin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Filip Kostic në tregun e transferimeve vlerësohet me 29 milionë euro.