Juventusi, ende s’e ka të sigurt titullin, ndeshje vështira e presin

Klubi i Juventusit ende nuk e ka siguruar fitimin e Series A këtë sezon.
Megjithëqë janë 6 pikë para vendit të dytë, Juventusi, ende nuk mund të ndihet komod, transmeton Indeksonline.
Deri në përfundim të sezonit kanë mbetur edhe 5 xhiro. “Zonja e vjetër” pritet të vuajë në çdo xhirpo për fitore duke parë në formën që po kalon.
Fillimisht, të hënën Juventusi, do të ketë punë tejet të vështirë. Ai do të luajë kundër Lazios që me çdo kusht po kërkon të rikthehet te rezultatet e mira.
Pastaj të enjten, do të luajë kundër Udineses që po lufton për mbijetesë.
Më tej, në javën e 36-të dhe 37-të, Juventusi, do të ketë për kundërshtarë Sampdorian dhe Cagliarin.
Në javën e fundit, “Zonja e vjetër” do të luajë kundër Romës./Indeksonline/
