75 Mall Live Search
22:46 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Juventusi fiton ”dramën” ndaj Monzas, dy gola në minutat e fundit

Juventusi i është rikthyer fitoreve në Serie A.

”Zonja e vjetër”, mposhti në udhëtim skuadrën e Monzas me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

NJë dramë e madhe u zhvillua në minutat e fundit të ndeshjes, me Monzan e cila fillimisht barzoi rezultatin, e pastaj Gatti u bë hero i Juventusit, duke i sjellur tre pikë shumë të vlefshme.

Bardhezinjët kishin epërsinë që nga minuta e 12-të, me golin e shënuar nga Adrien Rabiot. Me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Valentin Carboni barazoi rezultatin në minutën e 91-të, derisa Federico Gatti i solli fitoren Juventusit në minutën e 94-të.

Pas kësaj fitore, Juventusi merr kreun e tabelës në Serie A me 33 pikë, një më shumë se Interi.

Në anën tjetër, Monza mbetet në vendin e 10-të me 18 pikë./IndeksOnline/