20:46 / E Enjte, 16 Mars 2023 / Gj. Sh

Juventusi fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Freiburgut, kalon në çerekfinale të Europa league

Juventusi ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Europa League.

Skuadra italiane ka eliminuar Freiburgun, duke e mposhtur në të dyja ndeshjet, ku rezultati i përgjithshëm ishte 3-0, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen e parë juventusi kishte epërsinë prej një goli, ndërsa sonte fitoi në udhëtim me rezultat 2-0.

Golin e parë e shënoi Vlahovic nga penalltia në minutën e 45-të, ndërsa Chiesa vulosi fitoren në minutën 90+5./IndeksOnline/