75 Mall Live Search
22:41 / E Diele, 19 Prill 2026 / G T

Juventusi fiton, Spalletti i jep minuta edhe Zhegrovës

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.

Golat për “Zonjën e Vjetër” i shënuan: David dhe Thuram, shkruan Indeksonline

Në minutën e 72’të, Spalletti vendosi të fuste në lojë edhe yllin kosovar, Edon Zhegrova – i cili kishte ndeshje pa luajtur.

Zhegrova luajti më shumë se 15 minuta dhe rrezikoi disa herë portën kundërshtare.

Me këtë fitore, Juve shkon në kuotën e 63 pikëve në pozitën e 4-të./Indeksonline/