Juventusi gabon përsëri, barazon me Parman

Juventusi ka bërë gabimin e radhës në Serie A.
Pas barazimit me Interin, bardhezinjtë nuk arritën më shumë se një pikë para tifozeve vendas ndaj Parmas, shkruan IndeksOnline.
Rezultati përfundimtar në “Allianz Stadium” ishte i barabartë 2-2.
Vetëm tre minuta pasi filloi ndeshja, Enrico Del Prato i dha epërsinë Parmas.
Weston McKebnie barazoi shifrat në minutën e 3-të, por gëzimi i Juventusit zgjati veq shtatë minuta.
Simon Sohm riktheu epërsinë e Parmas dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-2.
Një pikë “zonjës së vjetër” nga kjo ndeshje ia siguroi Timothy Weah, me golin e shënuar në mintutën e 49-të.
Pas dhjetë ndeshjeve, Juventusi renditet në vendin e katërt me 18 pikë, ndërsa Parma është në vendin e 14-të, me 9 pikë./IndeksOnline/