Juventusi gati ta mashtroj Arsenalin, jep një dështim merr një super yll

Skuadra e Juventus është në bisedime me Arsenalin për të bërë një shkëmbim lojtarësh.
Sipas “Todofischajes”, Juventusi dhe Arsenali janë gati të arrijnë marrëveshje që të shkëmbejnë Ruganin me Bellerinin, transmeton Indeksonline.
Dy lojtarët vlerësohen me nga 25 milionë euro. Nga kjo marrëveshje sigurisht fitues del vetëm Juventusi.
Ata po largojnë një lojtar të padëshiruar nga skuadra dhe po e marrin një nga mbrojtësit më të mirë të djathtë në botë.
Performancat e Ruganit në dy sezonet e fundit kanë qenë të dobëta dhe ka marrë shumë kritika nga tifozët e Juventusit./Indeksonline/