75 Mall Live Search
23:32 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Juventusi gati ta zyrtarizoj, tifozët e Manchesterit po blejnë fanellat e De Ligt

Matthijs de Ligt është futbollisti më i kërkuar këtë merkato me skuadrat e mëdha që po luftojnë për të siguruar shërbimet e talentit holandez.

Juventus dhe Manchester United janë më të interesuara për të derisa Barcelona si duket nuk është në planet e futbollistit.

Mediat në Itali raportojnë se De Ligt ka zgjedhur Juventusin derisa në Angli tifozët kanë filluar të blejnë fanellën e tij.

Deri te zyrtarizmi do të jetë një makth i madh për tifozët e të dyja skuadrave, e në veçanti për ata që tashmë janë me fanellë të tij dhe logon e Manchesterit. /Indeksonline/