Juventusi gjen trajnerin e ri, arrin marrëveshje me Thiago Mottan

Skuadra e Juventusit thuhet se ka arritur marrëveshje me trajnerin e Bolognas, Thiago Motta.
Calciomercato raporton se “Zonja e Vjetër” ka arritur një marrëveshje në parim me Mottan, i cili është kandidati kryesor dhe ndoshta i vetmi për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin, shkruan Indeksonline
Allegri pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga Juventusi dhe duket se Motta do të jetë zëvendësuesi i tij.
Nuk ka asnjë detaj në lidhje me marrëveshjen e raportuar mes klubit italian dhe Mottas, por gazeta italiane këmbëngul se dy palët tashmë i kanë shtrënguar duart.
Kontrata e Mottas me Bolognan skadon në fund të këtij sezoni dhe ish-mesfushori ka refuzuar deri tani për të ardhmen e tij afatgjate me klubin./Indeksonline/