11:57 / E Martë, 06 Prill 2021 / Blerim

Juventusi ‘goditet’ sërish nga Covid-19, tjetër rast pozitiv

Skuadra e Juventusit është goditur sërish nga pandemia Covid-19.

Përmes një njoftimi, klubi nga Serie A ka treguar se në testët e bëra sot, lojtari Federico Bernardeschi ka rezultuar pozitiv, shkruan IndeksOnline

“Lojtari është në izolim dhe asimptomatik.”, shkruhet në njoftimin e kampionit italian.

Kujtojmë që para disa dite me Covid-19 kishin rezultuar edhe futbollistët, Leonardo Bonucci dhe Merih Demiral./IndeksOnline/