Juventusi ‘goditje’ të fortë Barcelonës, afër transferimit të De Ligt
Telenovelës ‘De Ligt’ po i vije fundi. Sipas raportimeve të fundit nga Holanda dhe Italia, fenomeni i këtij sezoni pritet që të zbarkoj në Torino tek skuadra e Juventusit.
Gazetari i afërt me Juventusin, Romeo Agresti ka shkruar që Juventus ka bërë një ofertë prej 70 milionë euro që ka joshur holandezët.
Mos arritja e marrëveshjes me Barcelonën dhe PSG ka shtyrë talentin 19 vjeçar që të mendoj edhe për Juventusin.
Në ‘Radio Katalunia’ thuhet që skuadra e re e De Ligt do të kuptohet të martën. Këto ditë pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit holandez./Indeksonline/