Juventusi humb Higuainin, mungon kundër Napolit
Gonzalo Higuain nuk do të luajë ditën e premte në stadiumin “San Paolo” në ndeshjen kryesore të Serie A midis Napolit dhe Juventusit.
Sulmuesi argjentinas do të operohet ditët në vijim në dorën e majtë, pas një problemi që ka në gishtin e mesit.
Edhe dje, në ndeshjen ndaj Crotone, ai ishte në stol, por sot ka ardhur konfirmimi se Higuain do të operohet dhe, për pasojë, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Allegri për ndeshjen më të rëndësishme.
Në këtë takim, Higuain do të luante si “ish” ndaj Napolit, por nuk do të jetë i pranishëm në stadium dhe vendin e tij pritet ta zërë Mario Mandzukic.
Një telash më shumë për trajnerin Allegri, që do të luajë pa një titullar të rëndësishëm.