Juventusi i bën katër shitje në janar, e paguan gjysmën e Ronaldos!
Juventusi ka bërë katër shitje në muajin janar. Skuadra kampione në Serie ka shitur Sturaron e Favillin te Genoa për 25 milionë euro vlerë.
Poashtu, Juve i ka shitur Sampdorias portierin Audero për 20 milionë euro.
Në janar është larguar edhe Benatia për 8 milionë euro. Komplet këto shitje i kanë mbushur Juves arkën për 53 milionë euro.
Kjo i bije që katër lojtarë në janar e kanë paguar vetëm gjysmën e shumës së dhënë për blerjen e Ronaldos!/Indeksonline/
