75 Mall Live Search
11:42 / E Martë, 16 Janar 2024 / L K

Juventusi i merr Lazios yllin e skuadrës

Felipe Anderson do të largohet si transferim i lirë dhe pa rinovuar kontratën me Lazion. Sulmuesi brazilian tashmë ka arritur një marrëveshje me Juventusin .

Dy udhëtime në Torino nga Juliana Gomes, motra e agjentes, midis nëntorit dhe dhjetorit, duket se kanë prodhuar rezultat.

Në parim tashmë ka marrëveshje mes lojtarit dhe Juventusit.

Propozimi i Bianconerëve ishte 4 milionë euro në vit, me kontratë deri në vitin 2028. Anderson te Juventusit mund të përdoret si sulmues i dytë në 3-5-2 ose si anësor në 4-3-3./Indeksonline/