75 Mall Live Search
22:41 / E Martë, 26 Shtator 2023 / Gj. Sh

Juventusi i rikthehet fitoreve, Lecce njoftohet me humbjen

Pas humbjes nga Sassuolo në fundjavë, Juventusi i është rikthyer fitoreve.

Bardhëzinjët mposhtën në shtëpi skuadrën e Lecces me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores e ka shënuar Arkadiusz Milik në minutën e 57-të.

Me këtë fitore Juventusi ngritet në vendin e dytë në tabel me 13 pikë.

Në anën tjetër kjo është humbja e parë për Leccen këtë sezon dhe renditet në vendin e katërt me 11 pikë./IndeksOnline/