Juventusi i tregon derën kapitenit të vet

Aventura e Danilos te Juventusi po shkon drejt fundit.
Mbrojtësi brazilian, është jashtë planeve të trajnerit Thiago Motta, i cili preferon Gattin në vend të tij.
Vetë drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Giuntoli ka bërë të ditur vendimin e tij për kapitenin e tij.
🚨❌ Juventus director Giuntoli confirms: “We’re working to sell Danilo this month, this is the plan”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 1, 2025
“We’re looking on best solution for Juventus and for the player”.
🚫🇧🇷 Danilo, completely out of Juventus project and left out of the team. pic.twitter.com/TQtmqYqtBT
“Ne po punojmë për të shitur Danilon këtë muaj, ky është plani”. “Ne po kërkojmë zgjidhjen më të mirë për Juventusin dhe lojtarin”, u shpreh Giuntoli.
Danilo, kujtojmë se erdhi te Juventusi në vitin 2019 nga Manchester City, në një marrëveshje ku shkëmbyen Joao Cancelon për të marrë brazilianin.
Mbrojtësi 33-vjeçar, ka bërë 213 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”, ku fitoi “Scudetton”, Superkupën italiane dhe dy Kupa të Italisë./IndeksOnline/