23:01 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Juventusi i vë “prangat” Chievos dhe merr kryesimin

Juventus i vuri prangat Chievos duke marrë 3 pikët në Bentegodi përballë një kundërshtari që e mbylli sfidën me nëntë vetë. Gjesti i Cacciatores në minutën e 62-tën do të diskutohet jo pak me kryesorin që nuk e fali futbollistin vendas duke ja bërë dhe më të thjeshtë bardhezinjve transfertën.

Me dy lojtarë më tepër, Juventus arriti të zhbllokonte sfidën me një gol të Khedirës në të 67-tën ndërsa në të 88-tën realizoi dhe Higuain që u rikthye te goli pas 6 ndeshjes.

Me këtë fitore Juventusi mori dhe kryesimin e Serisë A për një mbrëmje falë dhe fitores së 8-të radhazi që mund të konsiderohet dhe si mrekullia e tetë e skuadrës së Allegrit në rrugën drejt titullit.