Juventusi ia kthen nderin Notts Countyt
Juventusi ofroi për të ndihmuar Notts County me fanella të reja për sezonin e ardhshëm, por këta të fundit është dashur ta hedhin poshtë këtë gjest të mrekullueshëm.
Të enjten u raportua se ekipi anglez ka probleme financiare dhe janë të detyruar të veshin fanellat e sezoni të kaluar pasi që nuk mund të paguajnë pë dizajnet e reja të PUMA-s, me të cilët kanë kontratë., shkruan Sportbible, transmeton Indeksonline.
Lilian Greenwood, deputeti vendas, 53 vjeç, i shkroi kampionëve të Serie A me shpresën e kthimit të një nderi nga viti 1903, ku klubi anglez i kishte ndihmuar Juventusin me fanella. Bianconeri, veçanërisht kryetari i Juventusit, Andrea Agnelli, ishin të lumtur të aranzhonin veshjet e reja për Notts Countyn me partnerin e tyre, Adidas.
Megjithatë, marrëveshja ekzistuese dyvjeçare e klubit angles me Puma komplikoi procedurat dhe ata duhej të refuzonin nderin.
Ndërsa Juventusi doli me një komunikatë për të sqaruar rastin.
“Duke marrë parasysh lidhjen e qëndrueshme mes dy klubeve, Juventusi do të kishte ndihmuar me kënaqësi në sigurimin e fanellave të reja për sezonin e ardhshëm.
“Ne kemi biseduar tashmë me sponsorin tonë teknik, Adidas, për t’i informuar ata për situatën dhe ata menjëherë kontaktuan Notts County për të rregulluar furnizimin e pajisjeve.
“Për fat të keq, siç rezulton, klubi ka një marrëveshje dyvjeçare me Puma që nuk lejon që ata të veshin ndonjë markë tjetër.
Faleminderit për letrën. Ne dëshirojmë Notts County të gjitha të mirat për të ardhmen “.
Juventusi dhe Notts kanë një lidhje të thellë 116-vjeçare që rrjedh nga Juventusi duke i kërkuar lojtarit të tyre anglez Tom Savage për ndihmën e gjetjes së fanellave të reja duke kontaktuar disa nga miqtë e tij në Britani të Madhe.
Savage ishte në gjendje të siguronte këmisha të Notts Countyt me vija të zeza dhe të bardha dhe Zonja e Vjetër i adoptoi ato ngjyra që nga ajo kohë./Indeksonline/
