75 Mall Live Search
10:54 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Juventusi kërkon transferimin e mbrojtësit të Lille

Skuadra e Juventusit i është futur garës për transferimin e Tiago Djalo.

Drejtuesit e bardhëzinjëve kanë planifikuar një raund të ri bisedimesh me Tiagon, në mënyrë që të arrijë një marrëveshje për kushtet personale, shkruan IndeksOnline.

Mbrojtësi portugez i i hapur për të diskutuar me Juventusin.

“Zonja e Vjetër” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 3 milionë eurove te skuadra e Lille, në mënyrë që të nënshkruajnë kontratën me 23-vjeçarin qysh në janar.

Djalo ka kontratë me Lille deri në qershor të vitit 2024, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe skuadra e Interit./IndeksOnline/