Juventusi kompleton marrëveshjen me Zakaria, këto janë detajet

Juventusi ka mbyllur marrëveshjet për të transferuar te Tottenham Rodrygo Bentacur dhe Dejan Kulusevksi, ndërkohë që nga ana tjetër marrin nga Borussia M’Gladbach Denis Zakaria.
Mesfushorit i përfundonte kontrata në verë me gjermanët, por bardhezinjtë kanë nxituar ta bëjnë tyrin para konkurrentëve, duke paguar shifrën e 5 milion eurove.
Gladbach mund të përfitojë edhe 3 milion euro të tjera përmes bonuseve. Sa i takon pagës së mesfushorit, ai do të përfitojë 3 milion euro në sezon te Juventusi.
Nesër Zakaria do të kryejë testet mjekësore në J Medical dhe më pas të firmosë me klubin nga Torino deri më 30 qershor 2026.