Juventusi konsideron transferimin e përhershëm të Bogas, ja sa mund të paguajë për të
Jeremie Boga po kalon një kohë të mirë me Juventusin.
Klubi torinez është i kënaqur me ndikimin e transferimit të janarit, pasi ish-anësori i Sassuolos dhe Atalantas ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist në shtatë paraqitje si zëvendësues.
Gjigantët e Serie A mund ta bëjnë transferimin e tij të përhershëm për vetëm 4.8 milionë euro.
Boga, erdhi në formë huazimi nga Nice në ditën e fundit të merkatos dimërore.
Ai ka 5 paraqitje me “Zonjën e Vjetër” ku ka shënuar vetën 2 gola./IndeksOnline/

