Juventusi largon fanellen e Dybalas nga shitja

Juventusi ka hequr nga dyqani zyrtar fanellen e futbollistit argjentinas Paulo Dybala.
Arsyeja kryesore e largimit nga shitja e fanellës së Dybales në dyqanin e klubit, është se ai në ndeshjen e fundit me Juventusin, u ka thënë lamtumirë shokëve të skuadrës, pasi i përfundon kontrata me 30 qershor.
Arsye tjetër thuhet të jetë se fanellen me numrin 10 në sezonin e ardhëshëm do ta mbaj Paul Pogba, i cili është pranë rikthimit te bardhëzinjët.
Po ashtu thuhet se tifozët ndihen të tradhëtuar nga Dybala, pasi ai e dëshiron një kalim tek rivalët e tyre, skuadrën e Interit.
Nga skuadra e Juventusit këtë verë u larguan edhe Morata, Bernardeschi dhe Chiellini, por fanellat e tyre mbeten në shitje në faqen zyrtare e klubit, por një gjë e tillë nuk ndodhi me fanellen e Dybalës.
Ish – kapiteni i Juventusit, do të largohet nga klubi si lojtarë i lirë.
Dybala s gjatë qendrimit tek Juventus ka luajtur 293 ndeshje dhe ka shënuar 115 gola./Indeksonline/