75 Mall Live Search
23:00 / E Enjte, 04 Janar 2024 / Gj. Sh

Juventusi luan ”tenis” ndaj Salernitanës, kalon në çerkfinale të Kupës së Italisë

Juventusi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Bardhezinjët në 1/8 e finales shënuan fitore ndaj Salernitanës në ”Allianz Stadium”, me rezultat të thellë 6-1, shkruan IndeksOnline.

Ishte skuadra mysfaire e cila kaloi e para në epërsi qysh në minutën e parë të takimit, me golin e shënuar nga Chukwubuikem Ikwuemesi.

“Zonja e Vjetër” arritit ta përmbys rezultatin qysh në pjesën e parë, me golat e Fabio Miretti 12′ dhe Andrea Cambiaso 35′.

Në pjesën e dytë, Juventusi shënoi edhe katë gola të tjerë.

Daniele Rugani 54′, një autogol nga Dylan Bronn 66′, Kenan Yildiz 88′ dhe Timothy Weah 90+1, ishin golashenues.

Në çerekfinale të Kupës së Italisë, Juventusi do të përballet me skuadrën e Frosinones./IndeksOnline/