Juventusi me dy mungesa të mëdha ndaj Lecces

Juventusi sot do të luaj në udhëtim kundër skuadrës së Lecces, ku synon fitoren e pestë radhazi kampionatin italian.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 21-të të Serie A, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i bardhëzinjëve në konferencë për media, ka konfirmuar dy mungesa të rëndësishme.
Dy titullarët e skuadrës, Adrien Rabiot dhe Federico Chiesa nuk do të luajnë kundër Lecces.
”Skuadra është mirë, por do të mungojnë Rabiot dhe Chiesa. Adrien ka një lodhje muskulore të pulpës që është diçka delikate, ndërsa Federicoka sërish probleme me gjurin. Kam tre sulmues në dispozicion, Vlahovic, Yildiz dhe Milik. Do të luajnë titullarë dy prej tyre”, deklaroi Allegri./IndeksOnline/