Juventusi me fitore bindëse ndaj Sassuolos së Aro Muriq
Juventusi ka arritur fitoren e parë për vitin 2026.
Ata mposhtën Sassuolon e Aro Muriq, me rezultat bindës 0-3.
Golat i shënuan Muharemoviq (autogol), Miretti dhe Jonathan David për “Zonjën e Vjetër”.
Ndonëse pranoi 3 gola, Aro Muriq kishte një performancë të mirë duke treguar dhe një herë formën e tij të mirë që kur erdhi në Serie A.
Ndërsa Edon Zhegrova, nuk arriti të kishte ndonjë ndikim pasi luajti vetëm në minutat e fundit.
Me këtë fitore, Juventusi arrin kuotën e 36 pikëve dhe gjendet në pozitën e 4-të./IndeksOnline/

