75 Mall Live Search
08:15 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / G T

Juventusi me paraqitje të mirë, fiton thellë ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

Skuadra e Juventusit e ka nisur në mënyrën më të mirë Kupën e Botës për Klube, pasi fitoi thellë 5:0 ndaj Al Ain.

Qysh në pjesën e parë u caktua fituesi, pasi skuadra italiane shënoi katër gola, shkruan Indeksonline

Fillimisht ishte sulmuesi francez, Kolo Muani që hapi serinë e golave në minutën e 11’të.

Më pas në pjesën e parë shënuan: Conceicao, Yldiz dhe të dytin personal, Kolo Muani.

Në pjesën e dytë, “Zonja e Vjetër” shënoi edhe një gol tjetër me anë të portugezit, Conceicao.

Ndeshjen e ardhshme, Juventusi e zhvillon kundër Wydadit./Indeksonline/