10:21 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Juventusi mendon të prish kontratën me Pogbanë

“Daily Mail” ka raportuar një informacion të bujshëm mbi të ardhmen e francezit Paul Pogba me Juventusin. Mesfushori francez, i cili erdhi si transferim i lirë nga Manchester United në verë, ende nuk ka arritur të debutojë për shkak të problemeve të ndryshme fizike.

Sipas gazetës angleze, Juventus tashmë po shqyrton mundësinë e shitjes së Pogbasë në verë. Përndryshe, klubi i Juventusit mund të konsiderojë gjithashtu një ndërprerje të parakohshme të kontratës me francezin. Në rast të ndarjes së parakohshme, Pogba mund të zgjedhë një ligë më pak konkurruese siç është MLS. Një zgjidhje ekstreme, por që nuk duhet përjashtuar.

Gjithçka do të varet nga pjesa e dytë e sezonit, pra nga kontributi që mund të japë francezi në fushë.