Juventusi merr tre pikë ndaj Pafos
Skuadra e Juventusit ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Champions League, duke marr tre pikë të rëndësishme.
Bardhezinjtë para tifozëve vendas në ”Allianz Stadium”, mposhtën skuadrën qipriote, Pafos, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, derisa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Weston McKennie i dha epërsinë ”Zonjës së Vjetër” në minutën e 67-të, derisa pas gjashtë minutave, Jonathan David vulosi fitoren.
Juventusi tashmë ka 9 pikë nga gjashtë ndeshje, derisa Pafos ka të grumbulluara 6 pikë./IndeksOnline/

