75 Mall Live Search
15:08 / E Diele, 01 Maj 2022 / MSH

Juventusi mezi mposht Venezian

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Allianz” mes gjigantit italian Juventus dhe skuadrës së Venezias, e vlefshme kjo për xhiron e 35 të Serie A.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Juventusi mezi e ka mposhtur si vendas Venezian, ku ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1.

Tre pikët e sotme janë meritë e mbrojtësit Leonardo Bonucci, i cili shënoi të dy golat për t’ia siguruar “Zonjës së Vjetër” fitoren sot.

Fillimisht, Bonucci zhbllokon i pari rezultatin ku shënon në minutën e 7’ për 1:0, ndërsa Venezia gjeti golin e barazimit në minutën e 71’ përmes golit të Aramut.

Kundërpërgjigja e Juventusit ishte e shpejtë, ku e gjeti golin e fitore përmes Bonuccit në minutën e 76’ të ndeshjes.

Me fitoren e sotme, Juventusi zë vendin e katërt në tabelë me 79 pikë, krahas Venezias e cila tani renditet në vendin e fundit me vetëm 22 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Juventusit.