75 Mall Live Search
14:30 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Juventusi mposht Frosinonen, nuk e lë të qetë Interin

Juventusi i është rikthyer fitoreve në Serie A.

Pas barazimit me Genoan, bardhezinjët shënuan fitore në udhëtim ndaj Frosinones, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

18-vjeçari, Kenan Yildiz debutoi me gol, duke i dhënë epërsinë Juventusit në minutën e 12-të. Me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Me të nisur pjesa e dytë, Frosinone barazoi rezultatin me golin e Jaime Baez, në minutën e 51-të.

Fitoren Juventusit ia siguroi Dusan Vlahovic, i cili shënoi në minutën e 81-të.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 40 pikëve dhe renditet në vendin e dytë në tabelë, me një pikë më pak se Interi.

Në anën tjetër Frosinone renditet në vendin e 14-të me 19 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/