Juventusi mposht Spezian, i afrohet kreut të tabelës

Juventusi ka mposhtur Spezian me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së 25-të të Serie A.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola derisa të tri golat Zonja e Vjetër i shënoi në pjesën e dytë.
Morata hapi serinë e golave në minutën e 62-të të ndeshjes.
Immediate effect from Bernardeschi and Morata to put Juventus ahead. #JFC pic.twitter.com/gWvDSF3XSZ
— Max Statman (@emaxstatman) March 2, 2021
Rezultatin e dyfishoi Frederico Chiesa në minutën e 71-të.
Golin e tretë e shënoi Cristiano Ronaldo një minut para fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Juve është në vendin e tretë me 49 pikë, tri pikë më pak se Milani dhe shtatë më pak se Interi. /IndeksOnline/