Juventusi mposhtët nga Fiorentina, i humb 6 pikë për një ditë

Juventusi ka shijuar humbjen e parë këtë sezon në Serie A.
Zonja e Vjetër është mposhtur nga Fiorentina me rezultat 0-3 në ndeshjen e javës së 14-të të kampionatit italian.
Fiorentina kaloi në epërsi që në minutën e tretë me golin e Vllahovicit, shkruan Indeksonline.
Vlahovic goal, Ribery assist. #JuveFiorentina pic.twitter.com/3SyUiZxCQv
— Jimmy (@Gatmaan) December 22, 2020
Gjërat për Juven u bënë keq kur Cuadrado u ndëshkua me të kuq për shkak të një ndërhyrje të rrezikshme.

Fiorentina e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe shënoi golin e dytë me anë të Alex Sandros që shënoi në portën e tij.
Golin e tretë e realizoi Caceres nëntë minuta para fundit të ndeshjes.
Përveç kësaj humbjes, Juventusi gjatë ditës u njoftua se janë larguar edhe tri pikët e mara në ndeshjen ndaj Napolit që i kishte fituar në tavolinë.
Juve mbetet në vendin e katërt me 24 pikë, shtatë pikë më pak se Milani që kryeson tabelën. /IndeksOnline/