Juventusi ndalet nga Nantes në Europa League

Skuadra e Juventusit nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Nantes në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Europa League.
Rezultati përfundimtar pas 90 minutave ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
Zonja e vjetër ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Dusan Vlahovic, në minutën e 13-të.
Nantes arriti të barazonte shifrat në minutën e 60-të, ku golashenues ishte Ludovic Blas.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 23 shkurt në Francë, aty ku do të mësohet skuadra e cila do të kualifikohet tutje./IndeksOnline/