Juventusi ndalet sërish, dorëzohet për titull të Serie A

Skuadra e Juventusit nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Veronas, e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2, shkruan Indeksonline
Në pjesën e parë, skuadra vendase kaloi në epërsi me anë të Folorunsho, i cili shënoi në minutën e 11’të. Pas disa minutave, Vlahovic realizoi për 1:1.
Në pjesën e dytë, ekipi vendas sërish doli në epërsi me anë të Noslin.
Kurse vetëm pas tri minutave, mesfushori Rabiot barazoi shifrat në 2:2.
Dy skuadrat tentuan edhe disa herë për të shënuar, por nuk ia dolën mbanë.
Me këtë barazim, “Zebrat” shkojn në kuotën e 54 pikëve në pozitën e dytë, 9 më pak se lideri Interi (63)./Indeksonline/
GOAAAAAAAAAAAAAAAAAAAL! RABIOT 2-2pic.twitter.com/r9yOUEwxTb
— Max Statman (@emaxstatman) February 17, 2024