09:59 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Juventusi ndryshon mendim për Dybalan, e duan në skuadër

Juventusi janë të vendosur të refuzojnë ofertat për Paulo Dybala për shkak të paraqitjeve të tij dhe dëshirat e Mario Mangjukiqit për t’u larguar nga klubi, sipas Calciomercato.com.

Sulmuesi 25-vjeçar argjentinas, i cili ishte i lidhur me skuadrat e Premier Leagues Tottenhamin dhe Manchester Unitedit këtë verë, është i prirur të qëndrojë në klub dhe performancat e tij të fundit për Bianconerin kanë bindur trajnerin Maurizio Sarri të ketë më shumë besim tek ai.

Dybala ka kontribuar në një gol në katër ndeshjet e fundit të Bianconeri, duke shënuar golin e parë kundër Interit fundjavën e kaluar në Derby d’Italia dhe duke siguruar tri asistime për Juventusin në tri ndeshjet e tyre të mëparshme.

Mario Mangjukiq, i cili u duk i destinuar të largohej nga Torinoja këtë verë, ende dëshiron të largohet nga Juventusi dhe po shpreson që një ofertë të arrijë në janar.

Sidoqoftë, Dybala është ende një objektiv i madh i trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, i cili dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin 25-vjeçar në afatin kalimtar të janarit, në mënyrë që të forcojë skuadrën./Indeksonline/