Juventusi nuk e bën gabimin si me Haalandin, transferon fenomenin 17 vjeçar të Norvegjisë

Klubi i Juventusit ka bërë një goditje të madhe për të ardhmen.
“Zebrat” kanë transferuar talentin e madh norvegjez, Elias Solberg, transmeton Indeksonline.
Ai është vetëm 17 vjeçar dhe po kërkohej edhe nga ekipi i Milanit por në fund e zgjodhi Juventusin.
Solbergi ishte takuar edhe Maldinin por ky takim nuk doli të jetë i frytshëm.
Klubi i Juventusit në të kaluarën, ishte shumë afër ta transferonte norvegjezin tjetër, Erling Haaland, sa ishte 17 vjeç. /Indeksonline/