75 Mall Live Search
22:39 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / OSH

Juventusi pa problem ndaj Crotones, i afrohet me pikë Milanit

Skuadra e Juventus nuk ka pasur aspak problem që ta mposhtë Crotonen.

“Zebrat” shënuan fitore me rezultat 3:0 kundër skuadrës që gjendet në vendin e fundit në tabelën e Series A, transmeton Indeksonline.

Në pjesën e parë, Juventus shënoi dy gola me anë të Cristiano Ronaldos në minutat 38 dhe 45.

Goli i tretë i Juventus erdhi në minutën e 66-të, ku shënoi McKennie. Me këtë fitore, Juventus kap shifrën e 45 pikëve.

Ekipi i Pirlos tash është 4 pikë larg Milanit dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse diferenca me vendin e parë, Inter, është 8 pikë./Indeksonline/