75 Mall Live Search
16:56 / E Diele, 18 Prill 2021 / Blerim

Juventusi përshendetet me titullin, Atalanta e dërgon në vendin e katërt

Atalanta ka mposhtur Juventusin me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 31-të të Serie A.

Skuadra e Gasperinit i ka shkaktuar një humbje të rëndë Zonjës së Vjetër duke e larguar përfundimisht nga gara për titull.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Malinovsky në minutën e 87-të, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen tjetër, Lazio ka mposhtur Beneventon me rezultat 5-3.

Golat për lacialët i shënuan Immobile (20’ dhe 90+6), Correa (36’) dhe dy autogola (Depaoli 10’ dhe Montipo 48’).

Për skuadrën e Filippo Inzaghit shënuan Sau (45’), Viola (63’) dhe Glik (85’).

Atalanta ka marrë vendin e tretë në tabelë me 64 pikë, dy më pak se Milani derisa Juve është në vendin e katërt me 62 pikë.

Lazio është në vendin e gjashtë me 58 pikë, një më pak se Napoli. /IndeksOnline/