Juventusi po e konsideron rikthimin e Bonuccit, por në një rol tjetër

Juventus po shqyrton mundësinë për t’i ofruar një rol trajneri legjendës së klubit dhe ish-kapitenit Leonardo Bonucci.
Sipas raportimeve nga “Tuttosport” dhe “Calciomercato.com”, Juventus po mendon të emërojë Bonuccin në një rol trajneri brenda klubit, ndoshta si trajner i skuadrës së të rinjve, ose edhe si pjesë e stafit teknik të ekipit të parë – në varësi të trajnerit të ardhshëm që do të emërohet në mënyrë të përhershme.
Raportet e së premtes theksojnë se një rikthim i Bonuccit në Juventus u diskutua gjatë një darke në Romë këtë javë mes tij, Chiellinit dhe drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli.
“Tuttosport” pohon se një rol trajneri për Bonuccin në Continassa është një “mundësi gjithnjë e më reale”.
Bonucci ka nisur të ndjekë kursin për licencat e trajnerit që nga momenti kur u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit 2023-24 dhe aktualisht po punon si ndihmës trajner i kombëtares U20 të Italisë nën drejtimin e Bernardo Corradit që nga tetori.
Ndërkohë, edhe Chiellini pritet të marrë një rol të ri brenda strukturës së klubit bardhezi.
Këtë javë u raportua se drejtori Francesco Calvo ka dhënë dorëheqjen dhe pritet të bëhet CEO i klubit anglez Aston Villa. Chiellini, i cili është rikthyer në Juventus si Shef i Marrëdhënieve Institucionale të Futbollit, pritet të marrë një pjesë të detyrave të Calvos në marrëdhëniet me FIGC dhe ECA. Më tej besohet se atij do t’i ofrohet një rol i ri me një titull të ri në të ardhmen e afërt.